Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Google bazë të dhënash kundër ”deepfake”

NJU JORK, 28 shtator /ATSH-ANSA/ – Gjiganti teknologjik Google ka krijuar dhe publikuar një bazë të dhënash ndaj videove false për të luftuar fenomenin e ”deepfake”, imazhe të personave të famshëm të manipuluar nga inteligjenca artificiale, që i bën njerëzit të thonë ose të bëjnë gjëra të pazakonta ose false.

Ka shumë viktima të famshme të këtij fenomeni duke përfshirë Donald Trump, Nancy Pelosi dhe Mark Zuckerberg.

Google ka krijuar mundësinë e demaskimit të kësaj teknike duke përdorur të njëjtën teknologji me të cilën është krijuar.

Për këtë arsye baza e të dhënave përmban disa filmime ”deepfake” të xhiruara për trajnimin e mekanizmave të njohjes./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 25 mijë turistë vendas e të huaj në 8 muajt e parë të vitit në Përmet
Artikulli tjetërFOTO/ “Migjeni” i Air Albania nis fluturimet më 30 shtator drejt Italisë