FOTO/ “Migjeni” i Air Albania nis fluturimet më 30 shtator drejt Italisë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/-  “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albania do të nisë të hënën, më 30 shtator, fluturimin drejt Italisë.

Ky avion do të ofrojë shërbime të standardeve të larta, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me disa fotografi nga të avionit “Migjeni”, që është gati për fluturim.

“Mirëmëngjes dhe me Migjenin gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.

“Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, “Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë drejt Italisë.

“Air Albania” ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian. Futja e Air Albania ka aspekte pozitive përsa i përket uljes së çmimit të biletave, pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë, gjithashtu prezencën e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.