Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu, gati për qeverinë e unitetit

IZRAEL, 25 shtator /ATSH-AFP/- Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu, i zgjedhur për të formuar qeverinë e ardhshme, i kërkoi rivalit të tij, Benny Gantz, për t’iu bashkuar në krijimin e një kabineti qeveritar të përbashkët.

“Mendoj se duhet të formojmë një qeveri uniteti së bashku”, – deklaroi Netanyahu në lidhje me Gantz-in, duke evokuar për një udhëheqje të përbashkët në një qeveri të zgjeruar uniteti kombëtar.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i bëri thirrje kryeministrit në ikje, Benjamin Netanyahu-t, që të përpiqet të formojë qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve parlamentare që zhytën vendin në një ngërç politik.

“Përgjegjësia për formimin e qeverisë së ardhshme do t’i jepet kryeministrit dhe udhëheqësit të Likud-it, Benjamin Netanyahu-t”, njoftoi Presidenca në një deklaratë.

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin mori rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar, nga të cilat nuk pati asnjë fitues.

Partia “BardheBlu” e udhëhequr nga Benny Gantz, kryesoi duke marrë 33 nga 120 vendet e parlamentit.

Partia e djathtë Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, fitoi një vend më shumë sesa rezultatet paraprake të treguara, duke marrë 32 vende, pasi gjashtë kuti të votimit u skualifikuan për mashtrime të votuesve.

Duke parë se cili ka më shumë gjasa për të formuar qeverinë, numri i vendeve në aleancat e partive që mbështesin secilin kandidat mbeti i njëjtë, me Netanyahu-n që kryeson me një vend. 55 deputetë të së djathtës dhe bllokut fetar kanë miratuar Netanyahu-n dhe 54 nga partitë në bllokun e qendrës së majtë kanë mbështetur Gantz-in./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPo-ja e Gjermanisë për negociatat, Rama: Do na duhet të përmbushim shumë kushte në çdo aspekt, të gjitha në të mirën tonë
Artikulli tjetërInvestimet e huaja arritën në 248 milionë euro në tremujorin e dytë 2019