TIRANE, 18 maj /ATSH/ -Moti mbi vendin tonë për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira në pjesën qendrore dhe jugore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në formën e pikave dhe shtrëngatave lokale në zonën e jugut. Era do të me drejtim Verilindje-Juglindje 1-10 m/sek. Deti i forcës 2 me lartësi dallge 1.2 metër. Shikimi 8-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit. Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
Temperaturat:
Vendet Malore 9/25
Vendet e Ulta 12/27
Vendet Bregdetare 14/26 /e.malaj/ /a.g/






















