GJENEVË – Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB mbi përkeqësimin e situatës në Gaza dhe Jeruzalemin Lindor.
SOÇI – Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet nga presidenti Vladimir Putin në Soçi për bisedime që do të dominohen nga çështja bërthamore iraniane dhe Ukraina.
PARIS – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian takohet me homologun e tij kuban, Bruno Rodriguez Parilla.
SOÇI – Kryeministri rus, Dmitri Medvedev prezanton prioritetet e reja për qeverinë e re, e krijuar menjëherë pas rizgjedhjes së Vladimir Putin.
UASHINGTON – Donald Trump pret sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Shtëpinë e Bardhë.
UASHINGTON – Zhvillohen negociata tregtare Kinë-SHBA me zëvendësministrin kinez, Liu He dhe sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.
UASHINGTON – Mbledhje informale e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për krizën në Argjentinë. /G.S/























