TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Vijon aksioni në terren për inventarizimin e dëmeve dhe dhënien e ndihmave për familjet të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.
Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve ka vizituar sot disa familje, nga ku ka apeluar për t’u solidarizuar e për të qenë bashkë në këto kohë të vështira.
“Përpara fenomeneve natyrore jemi shumë të vegjël! Bashkë në të mira dhe në ditë të vështira, jemi të fortë për të kaluar çdo pasojë dhe t’i rikthehemi normalitetit!” – thotë Manja.






















