TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj ndërmori aksionin për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve urbane.
Imeraj u shpreh se “prej më shumë se një jave u mobilizuam për të rehabilituar venddepozitimet e mbetjeve urbane.
Drejtoria e Shërbimeve Publike me mbështetjen e sektorit privat ka arritur të sistemojë dhe normalizojë gjendjen e krijuar në venddepozitim.
“Mbetjet u shtypën, u mbuluan me dhe’ e inerte në mënyrë që të ulet sa më shumë ndotja për komunitetin tonë e të eliminohet era e pakëndshme”, tha ai.
/m.z/


























