TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.
Meta e siguroi Steiner për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.
“Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona. Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë”, tha Presidenti.
Ai inkurajoi për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër.
/m.m/r.e/












