Ballina Flash

Bashkia Dibër, sistemon venddepozitimin e mbetjeve urbane

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj ndërmori aksionin për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve urbane.

Imeraj u shpreh se “prej më shumë se një jave u mobilizuam për të rehabilituar venddepozitimet e mbetjeve urbane.

Drejtoria e Shërbimeve Publike me mbështetjen e sektorit privat ka arritur të sistemojë dhe normalizojë gjendjen e krijuar në venddepozitim.

“Mbetjet u shtypën, u mbuluan me dhe’ e inerte në mënyrë që të ulet sa më shumë ndotja për komunitetin tonë e të eliminohet era e pakëndshme”, tha ai.

/m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustria, mbështetje proceseve integruese të Shqipërisë
Artikulli tjetër“Kolana e kujtesës mbi të shkuarën komuniste” në COD, Rama: Të celebrojmë lirinë e të kujtuarit