Ballina Bota

LONDËR – BE: Johnson ka 12 ditë afat për Brexit

LONDËR, 19 shtator /ATSH-AA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson ka 12 ditë kohë për të paraqitur një propozim me shkrim për Brexit, përndryshe gjithçka ka mbaruar, deklaroi kryeministri finlandez Antti Rinne, vendi i të cilit ka presidenca e radhës të Bashkimit Europian.

Ai shtoi se për këtë ka diskutuar dhe ka rënë dakord edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Një burim nga Downing Street deklaroi për BBC-së se propozimet britanike do të bëhen “në kohën e duhur”.

Johnson kishte deklaruar më parë se besonte se samiti i BE-së më 17 tetor ishte koha dhe vendi i duhur për të gjetur një marrëveshje për një marrëveshje konsensuale divorci me Brukselin./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFirmat austriake, interes për të investuar në Shqipëri
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Nissan përshpejton adoptimin e makinave elektrike