TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Qytetarët e bashkisë së Kukësit shumë shpejt do kenë mundësi që shërbimet e nevojshme t’i marrin në Kukës, pa pasur nevojë të shkojnë në kryeqytet.
Në bashkinë e Kukësit shumë shpejt do bëhet realitet hapja e Zyrës me 1 Ndalesë (One Stop Shop), në të cilën banorët do kenë mundësinë të marrin më shumë shërbime publike.
Këto shërbime banorët do t’i aksesojnë në ambiente moderne dhe me standarde bashkëkohore.
ADISA do t’u ofrojë banorëve të Kukësit një sërë shërbimesh që nga regjistrimi i Pasurive të Paluajtshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, shërbimi kombëtar i punësimit etj.
Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehet se, “One Stop Shop” shumë shpejt realitet në bashkinë Kukës, në të cilën banorët e qytetit do të aksesojnë “One Stop Shop” shumë shërbime publike të ofruara nga ADISA si dhe shërbime vendore”.












