LOS ANGELES – Trump: Kam shumë alternativa përgjigjeje për Iranin

LOS ANGELES, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Donald Trump u shpreh sot se ka shumë alternativa për t’iu përgjigjur Iranit, pas sulmeve të së shtunës mbi rafineritë saudite të naftës në Teheran.

“Ka shumë mundësi, ekziston alternativa e fundit, por edhe alternativa shumë më të ulëta se kaq”, tha për gazetarët presidenti amerikan, duke aluduar për një përgjigje të mundshme ushtarake ndaj Iranit.

Trump theksoi gjithashtu se hollësitë e sanksioneve të reja kundër regjimit islamik do të sqarohen brenda 48 orëve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.