Ballina Lajme nga Vendi

Çfarë programesh do të mësojnë fëmijët nga TUMO?

TIRANË, 16 maj/ATSH/-Fëmijët kryeqytetas do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologji sikurse çdo fëmijë tjetër në çdo cep të botës.

Falë programeve që do të ofrohen nga TUMO (qendra për kreativitet teknologjik) fëmijët duke filluar nga mosha 5 vjeç do të kenë mundësi të trajnohen dhe të zhvillohen në fusha si: Animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim – dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi, media e re.

Kush e ka menduar të pakonceptueshme më parë për Shqipërinë, tashmë do të gjejnë të realizueshme pas përfundimit të ndryshimeve që do t’i ndodhin objektit të Piramidës, në qendër të Tiranës. /z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi merr pjesë në Samitin e Sofjes
Artikulli tjetërROMË – Berlusconi sërish para drejtësisë për manipulim dëshmitarësh