TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Luigi Soreca ka uruar sot fillimin e vitit shkollor nga shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Soreca u shpreh i nderuar që merrte pjesë në festën e 60-vjetorit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
“E ardhmja e vendit është në dorën tuaj! Ju jeni qytetarët e ardhshëm e BE-së”, ishte mesazhi i ambasadorit Soreca për gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit”.
“Sot jam ‘petronins’!” I nderuar të merrja pjesë në festën 60-vjetorit të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Suksese të gjithë nxënësve të tij dhe gjithë nxënësve shqiptarë që nisën sot vitin e ri shkollor! E ardhmja e vendit është në dorën tuaj! Ju jeni qytetarët e ardhshëm e BE-së!”, u shpreh ai.
/gj.mima/












