Ballina Bota

SOFT NEWS – Shitet pallati ku gurin e themelit e vuri… Gorbaçovi!

SAKSONI, 13 shtator /ATSH-DPA/ – ”Glockenpalast” (”Pallati i bukur”) doli në shitje për një çmim fillestar prej 4,8 milionë eurosh, sipas faqes së internetit të pasurive të patundshme.

Pallati i përbërë nga një monument dhe një ndërtesë e madhe, në Gifhorn, në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, u përfundua gjashtë vjet më parë pas 16 vjet ndërtimi duke ndërthurur stile të ndryshme të konstruksionit prej drurit rus.

Gurin e themelit të këtij pallati e kishte vendosur ish-presidenti rus, Mihail Gorbaçov, në vitin 1996.

Një agjent i pasurive të patundshme konfirmoi renditjen, por nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat rreth shitjes.

”Glockenpalast” u ndërtua për të promovuar shkëmbimin kulturor në Europë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Atje organizohen rregullisht ngjarje dhe ekspozita që festojnë paqen, lirinë dhe diversitetin kulturor./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pezullohen disa fluturime për shkaqe sigurie
Artikulli tjetërUKRAINË – Zelensky: Jo heqjes së sanksioneve ndaj Moskës