Ballina Bota

SHBA – Biden: Të ndalohet shitja e armëve luftarake

UASHINGTON, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Ndalimi i shitjeve të armëve luftarake si famëkeqet AR-15 ose AK-47, përgjegjëse për kaq shumë masakra masive, vendosja e kontrolleve për ata që blejnë armë dhe hetimi nëse kanë një precedent kriminal ose vuajnë nga çrregullime mendore është propozimi i kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.

Ky program sipas Biden parashikon riblerjen e armëve të luftës në qarkullim për evitimin e masakrave që kanë tronditur SHBA.

“Unë do t’u kërkoj të gjithë amerikanëve që t’i kthejnë ato armë mbrapsht’’, theksoi Biden./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli: Serbia ka bërë një hap të madh drejt paqes me Kosovën
Artikulli tjetërVIDEO/ Rama takon Merkel: Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë