Ballina Aktualitet

Ambasada e Italisë, gjashtë bursa për studentët më të mirë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Ambasada e Italisë në Shqipëri ka dorëzuar sot gjashtë bursa për studentë më të mirë të cilët do të mbështeten nga Ambasada për nëntë muajt e ardhshëm.

Ambasada ka theksuar se, “gërshetimi i kulturës shqiptare dhe italiane bëhet gjithnjë e më i ngushtë falë mendjeve të reja që vendosin të studiojnë në Itali”.

“Janë dorëzuar sot gjashtë bursa për studentë më të mirë të cilët do të mbështeten nga Ambasada për nëntë muajt e ardhshëm. Ambasada e Italisë në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë dhe të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të kësaj lidhjeje”, ka nënvizuar Ambasada e Italisë.

Rocco Romano-n, shef i Kancelarisë Konsullore i ka dorëzuar sot bursën studentit Beqir Llani, i klasifikuar në vend të parë. Beqiri do të ketë mundësinë që të vazhdojë studimet në Inxhinierinë Mekatronike në Universitetin e Romës “Tor Vergata”.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPALEONTOLOGJI – Identifikohet një prej shpendëve më të mëdhenj që kanë ekzistuar
Artikulli tjetërSPANJË – Sanchez: BE jo privilegje të tjera Londrës për Brexit