TOKIO – Konferencë për shtyp e kryeministrit Abe ku do të njoftojë një ripërtëritje të qeverisë.
BARCELONË – Manifestim independentist gjatë ditës kombëtare të Katalonjës, “Diada”.
PRAGË – Forum ekonomik dhe mjedisor vjetor i OSBE-së.
VJENË – Raport vjetor i OPEC.
BERLIN – Merkel i drejtohet dhomës së ulët të Parlamentit për buxhetin.
MOSKË – Sergei Lavrov takohet me homologun e tij moldav, Nicu Popescu.
GJENVË – Komisioni hetimor i OKB-së për Sirinë prezanton para medias raportin e tij të ri.
NJU JORK – Përkujtohet 18-vjetori i atentateve të 11-shtatorit. /G.S/












