TIRANë, 11 shtator /ATSH/ Vendi ynë sot do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu parashikohen që në orët e para të ditës me intensitet të ulët në Vlorë dhe më pas reshjet e shiut prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formë shtrëngatash, shoqëruar me shkarkesa elektrike në Jugperëndim, Veri dhe Verilindje.
Mjegullinë lokale e përkohshme.
Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.
Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/28 | Diell shi |
| Kukës | 18/27 | Diell shi |
| Lezhë | 19/27 | Diell shi |
| Dibër | 15/25 | Diell shi |
| Durrës | 21/28 | Diell shi |
| Tiranë | 21/30 | Diell shi |
| Elbasan | 20/29 | Diell shi |
| Berat | 18/30 | Diell shi |
| Vlorë | 21/28 | Re shi |
| Korçë | 16/25 | diell shi |
| Gjirokastër | 16/30 | Diell shi |
| Sarandë | 21/28 | re diell |
/e.malaj/ /a.g/












