ROMË, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë italiane, Giuseppe Conte deklaroi se është e nevojshme të përmirësohet pakti i stabilitetit me Bashkimin Europian, i cili kërkon nga vendet anëtare që deficiti i tyre buxhetor të mos e kalojë tre përqindshin e PBB-së, kurse borxhi i tyre 60 përqindshin e PBB-së.
“Duhet ta përmirësojmë këtë pakt stabiliteti dhe aplikimin e tij, për të mbështetur investimet, përfshirë ato që duhet të mundësojnë zhvillime që respektojnë mjedisin dhe barazinë në planin shoqëror”, u shpreh Conte para deputetëve, gjatë paraqitjes së programit të qeverisë së tij para votëbesimit./ /ervo/ a.jor.






















