Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e mërkurë 16 maj 2018

TIRANË, 16 maj /ATSH/ – Moti, për ditën e sotme parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë natës. Në pjesën jugore të vendit do të ketë shtrëngata shiu dhe pjesërisht stuhi, ndërsa në pjesën e parë të ditës intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët dhe mbeten të pranishme në veriperëndim dhe në pasdite në pjesën jugore.

Baza e reve të ulta 500 metër. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim–Juglindje 1-15m/sek. Deti do të jetë i forcës  4 me lartësi dallge 2.8 metra. Shikimi 5-20 km. Mjegullinë në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                7/19

Vendet e Ulta                 9/25

Vendet Bregdetare         12/24   /e.malaj/ /a.g/

            

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlogaridhënia publike vijon takimet në të gjithë vendin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/5/2018