Ballina Flash

Durrës/ Vihet nën kontroll një vatër zjarri tek Ura e Dajlanit

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, u arrit të vihej në kontroll në kohë një vatër zjarri në Durrës.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako vlerësoi sot ndërhyrjen në kohë nga ana e Policisë Bashkiake dhe forcave zjarrfikëse.

“Tek Ura e Dajlanit patrulla e Policisë Bashkiake ka konstatuar një vatër zjarri. Djegie e disa mbeturinave të hedhura në anë të rrugës. Janë marrë masa për bllokimin e trafikut  dhe largimin e kalimtarëve nga rruga”, tha Sako.

Ajo theksoi se “me ardhjen në kohë të njësisë së zjarrfikësve u bë e mundur fikja e zjarrit”.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRAZIL – Bie popullariteti i qeverisë për shkak të zjarreve në Amazonë
Artikulli tjetër110-vjetori i Kongresit të Elbasanit