ROMË, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri italian, Giusepe Conte tha se vendi do ta ketë kabinetin e ri qeveritar jo më larg se e mërkura, falë marrëveshjeve të suksesshme midis lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë.
Conte, i cili dha dorëheqjen pas rrëzimit të aleancës populiste, është ngarkuar me formimin e qeverisë së re në koalicion me qendrën e majtë.
“Në mos të martën, e shumta të mërkurën, marrëveshjet duhen mbyllur”, u shpreh Conte.
Megjithëse Conte tha se ekziston një atmosferë mirëkuptimi midis dy partive, bisedimet për formimin e koalicionit kanë pasur vështirësitë e veta në kapërcimin e armiqësisë së tyre historike.
Konte theksoi, gjithashtu, se kabineti nuk do të përbëhej vetëm nga meshkuj./ /ervo/ a.jor.












