Ballina Bota

MJEKËSI – Zbulohet ”çelësi” që përqendron vëmendjen në tru

MILANO, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Identifikohet në tru ”çelësi” nervor që na lejon të përqendrojmë vëmendjen.

Ai formohet nga tufa fibrash që lidhin korteksin cerebral ballor me strukturën themelore të bërthamave të bazës, sipas zbulimit të Universitetit të Milanos në bashkëpunim me institutin ”IRCCS Humanitas”.

Rezultatet, të botuara në revistën ”Brain”, do të ndihmojnë që mjekët kirurgë të jenë gjithnjë e më të saktë në ndërhyrjet në tru për të shmangur dëmtimin e rajoneve vendimtare gjatë heqjes së tumoreve.

Për të gjetur ndërprerësin e vëmendjes, studiuesit përdorën kombinimin novator të dy teknikave të hetimit: hartografia intraoperative e trurit dhe analiza e neuroimaging.

Falë stimulimit elektrik të drejtpërdrejtë të trurit, të kryer gjatë operacionit për heqjen e tumorit të trurit në pacientët zgjuar të përfshirë në testet neuropsikologjike, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin në lobet frontale vendet e sakta të materies së bardhë të vendosur nën korteksin, që janë përgjegjëse për aftësinë për të përqendruar vëmendjen në një karakteristikë specifike të një stimuli vizual./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Pas 117 ditëve në koma… lind një vajzë!
Artikulli tjetërBushati: Presidenca kërkon dikë mbi palët politike, jo dikë që ka ambicie personale