Ballina Bota

GJERMANI – AKK përjashton koalicionin me AfD-në

BERLIN, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Ka qenë një rezultat i vështirë, deklaroi liderja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), pas zgjedhjeve në dy lande të Gjermanisë ku CDU-ja ka ruajtur kryesimin në Saksoni me 32,1 % duke humbur 7,3% në raport me vitin 2014 dhe në Brandemburg ajo u rendit e treta me 15,6%, edhe këtu -7,4%, sipas vlerësimeve të fundit.

“Pavarësisht pamundësisë për të formuar një qeveri me social-demokratët e Saksonisë, ministri në detyrë Michael Kretschmer është shprehur qartë se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me AfD”, deklaroi Kramp-Karrenbauer duke shtuar se ishte e bindur se shumë kanë votuar gjithashtu për CDU-në për këtë arsye.

Sipas analistëve, i vetmi koalicion që mund të ketë shumicën në Saksoni, me përjashtim të AfD-së që ka arritur të marrë 27,5% (+ 17,8%), duhet të përbëhet nga CDU-SPD dhe të  Gjelbërit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIcardi drejt “PSG”, transferohet në Francë
Artikulli tjetërKOMENT – Gjermania kërkon sërish ndjesë për Luftën II Botërore