Ballina Bota

SOFT NEWS – Meng Meng lind dy panda binjake

BERLIN, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Meng Meng, panda femër e Kopshtit Zoologjik të Berlinit, lindi binjakë, për herë të parë në Gjermani.

“Meng Meng dhe dy të vegjlit e saj janë në gjendje të mirë”, njoftoi drejtori i Kopshtit Zoologjik, Andreas Knieriem.

Dy pandat gjigante janë lindur në një interval kohor prej një orë nga njëra-tjetra dhe peshojnë 186 dhe 136 gramë. Gjinia e tyre nuk dihet ende.

“Ndërkohë që pandat rrisin vetëm një bebe, pas lindjes së binjakëve Kopshti Zoologjik ka vendosur ta ndihmojë Meng Mengun në mënyrë aktive duke i mbajtur të vegjlit në një inkubator për disa orë në ditë”, theksoi ai.

 “Ekzistojnë vetëm 1 864 panda gjigante të rritura në natyrë dhe çdo bebe kontribuon në ruajtjen e hapësirës”, theksoi Knieriem.

Meng Meng (“Endrra e vogël” dhe mashkulli Jiao Qing (“Thesari i Vogël “) janë strehuar në kryeqytetin gjerman që prej qershorit 2017.

Dy pandat ishin prezantuar me pompozitet të madh nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti kinez, Xi Jinping./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Sulmohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të Twitterit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 2 shtator 2019