UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-AA/ – Llogaria zyrtare e Jack Dorsey, bashkëthemeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Twitter-it, është hakuar për një kohë të shkurtër.
Hakerat postuan mesazhe raciste dhe fyese për rreth 15 minuta nga llogaria e tij , në të cilën Dorsey ka më shumë se 4 milionë ndjekës.
“Numri i telefonit i lidhur me llogarinë ishte i komprometuar për shkak të mbikëqyrjes së sigurisë nga ofruesi i celularit”, shkroi në Twitter, Brandon Borrman, zëvendëspresident i Komunikimeve Globale në Twitter.
“Kjo i lejoi një personi të paautorizuar të hartojë dhe të dërgojë twitter përmes mesazheve nga numri i telefonit. Kjo çështje është zgjidhur tani”, tha ai. /os/ a.jor.





















