Ballina Bota

RUSI – Opozita proteston kundër represionit politik

MOSKË, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Opozita ruse filloi të mblidhet në Moskë për të protestuar kundër represioneve politike, akti i fundit i një lëvizjeje të madhe kundërshtimesh që kanë goditur kryeqytetin një javë para zgjedhjeve lokale.

Manifestimet janë zhvilluar pothuajse çdo fundjavë në Moskë që prej mesit të muajit korrik për të protestuar kundër rrëzimit të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet për Parlamentin e Moskës parashikuar më 8 shtator.

Manifestimi i ditës së sotme u organizua me kërkesë të opozitarit kryesor të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është liruar së fundi nga burgu.

Autoritetet u bënë thirrje pjesëmarrësve të hiqnin dorë nga manifestimet ndryshe do të merrnin përsipër përgjegjësitë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon anketimi mbi ndryshimet fiskale dhe masat kundër informalitetit
Artikulli tjetërFoto/ UKT, investim në rrugën “Xhanfize Keko”