Ballina Bota

ATHINË – Greqia shënon suficit primar prej 2,334 miliardë eurosh

ATHINË, 14 maj /ATSH-ANA-MPA/ – Buxheti i Greqisë arriti një suficit primar prej 2,334 miliardë eurosh në periudhën janar-prill të këtij viti, duke u rritur me 374 milionë euro në raport me suficitin primar të vitit 2017, që ishte 1,726 miliardë euro.

Shpenzimet në buxhetin e shtetit ishin 15,322 miliardë euro në periudhën janar-prill, me një rënie prej 751 milionë eurosh nga parashikimet.

Për sa i përket shpenzimeve buxhetore për të njëjtën periudhë me një vit më parë ato ishin më pak se 1,120 miliardë euro. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPORT – Trajneri i Italisë, Mançini: I lumtur që jam në Itali
Artikulli tjetërÇitaku: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Serbinë