Ballina Aktualitet

KED zhvillon në 19 mars mbledhjen e parë

TIRANË, 8 Mars/ATSH/ – Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të zhvillojë në datë 19 mars 2018, në orën 10:00, mbledhjen e parë. Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë.Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr. 982/1 prot., datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Z. Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë cilësi, në zbatim të nenit 226 të Ligjit nr.115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Z.Broci ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED. Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00, në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, e cila sipas ligjit është dhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka feston 8 Marsin me gratë ushtarake: Jeni shembull i përkushtimit për familjen dhe vendin
Artikulli tjetërRoli i grave shqiptare në modernizimin e Shqipërisë