TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Pas marrjes së detyrës të kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë, në Kukës u konstituua Këshilli i Qarkut.
13 anëtarët e këtij këshilli, përkatësisht 5 nga bashkia e Kukësit, 4 të Hasit e 4 nga Tropoja, në mbledhjen e sotme zgjodhën kryetarin e këshillit të qarkut Avdullah Domin, i cili mori shumicën absolute të votave.
Këshilli i qarkut të Kukësit është i pari që konstituohet në 12 qarqet që pas përfundimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.
Tashmë i gjithë pushteti vendor në Kukës, Has e Tropojë, zyrtarisht në të gjitha nivelet përfaqësuese është në duart e socialistëve.
Kryetari i ri i qarkut zuri vendin e Abedin Orucit, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar bashkie të Kukësit si përfaqësues i Bindjes Demokratike.
/m.z/






















