Ballina Flash

Kukës/ Emigrantët i bashkohen nismës për pastrimin e qytetit

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Pastrimi i qytetit dhe krijimi i kushteve për jetë normale komunitare, është nisma e bashkisë Kukës, e cila po “përqafohet” edhe nga emigrantët kuksianë që punojnë e jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërie.

Rasti i tillë është ai i dy të rinjve nga lagjja Ramhas, të cilët në bashkëpunim me bashkinë Kukës do të ndërhyjnë për rrethimin e varrezave të lagjes si dhe vendosjen e një çezme, që do i shërbejë çdokujt që do i vizitojë këto varreza, por edhe banorëve të zonës.

“Vijoj të jem i mendimit, se bashkëpunimi i të gjithë banorëve, që jetojnë apo jo në Kukës, është i rëndësishëm, për ta çuar Kukësin në nivelin e duhur”, u shpreh sot kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Rasti i dy emigrantëve nga kjo lagje, vjen menjëherë pas donacionit të Ajet Cenës, i cili përmes 10 mijë dollarëve bëri të mundur ndërtimin e një çezme në parkun e madh të Kukësit. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Plani i paqes në Lindjen e Mesme do të publikohet pas zgjedhjeve në Izrael
Artikulli tjetërIRAN – Teherani dërgon një delegacion në Francë