Tiranë, 8 Mars/ATSH/ – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të rrisë pagat për mjekët dhe infermierët edhe këtë vit. Kjo deklaratë u bë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një aktivitet të zhvilluar në nder të ditës ndërkombëtare të gruas, duke bërë bashkë në ambientet e ministrisë mjekë dhe infermierë. “Zemra ma donte të ishim të gjitha bashkë sot, të 12 mijë e 47 punonjësit gra të sistemit tonë shëndetësor për t’u përulur përballë punës tuaj.Ju meritoni më të mirën dhe me shumë përulësi ju them se mbështetja ime personale por mbi të gjitha e qeverisë shqiptare nuk do të mungojë.Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj.Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare por sepse ja dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu.Ajo u shpreh gjithashtu se që nga vitit 2019 do të plotësohen nevojat me mjekë specialistë në shumë spitale të vendit. Sakaq, Ministrja Manastirliu dhe zv/Ministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë disa çmime mirënjohjeje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat i janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica. U nderua me çmimin e mirënjohjes Liridona Cani, infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë; dr. Zana Hoxha, mjeke gastrohepatologe në spitalin e Shkodrës, dr. Gjyzede Zalla, pediatre në spitalin e Durrësit, Sadete Gjeçi, infermiere e urgjencës në spitalin universitar të Traumës dhe prof. Eli Foto, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.
Ballina Kryesore
Lajme
Rritet me 4,6 milionë lekë buxheti për KLP, Bogdani: Nevojiten fonde shtesë për blerjen...
TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2027 parashikon një fond të përgjithshëm prej 235,14 milionë lekësh, duke...
SLLOVAKI – Samiti i V4, Von der Leyen merr pjesë për herë të parë...
TRENÇIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidentët e katër vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) zhvilluan sot në Kështjellën e Trençinit, në Sllovaki, bisedimet kryesore...
FRANCË – Protesta mbarëkombëtare kundër pagave të ulëta, sindikatat kërkojnë masa nga qeveria
PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ - Sindikatat franceze kanë organizuar sot protesta në disa qytete të vendit dhe një grevë të përgjithshme, për të rritur...
Klasifikim i ri i produkteve të konsumit individual, zëvendësohen kodet statistikore
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar klasifikimin e ri të produkteve të konsumit individual sipas qëllimit (COICOP 2018), i cili do të...
KMD kërkon 13 milionë lekë për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe rritje...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka kërkuar një shtesë prej 13 milionë lekësh për ndërtimin e sistemit elektronik të...
Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë pune në Bukuresht, ku është takuar pasditen e...
Berisha fton Shehajn, Qorin dhe Lapajn: Të bashkohemi kundër Ramës
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar publikisht drejtuesit e forcave të reja politike, Agron Shehajn, Arlind Qorin dhe Adriatik...
Rama: Duhet ndarë mobilizimi qytetar nga dhuna, kemi adresuar kërkesat e protestës së “Flamingove”
TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka bërë hapa të rëndësishëm për të adresuar kërkesat e mobilizimit qytetar në...
BRUKSEL – Von der Leyen: 4,36 miliardë euro ndihmë financiare nga BE-ja për Ukrainën
BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Ukraina ka marrë 4,36 miliardë euro të tjera ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të paketës së huasë mbështetëse...
KIEV – Fitorja e demokratëve në SHBA, Zelensky shpreson për më shumë ndihmë për...
BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, do të sjellë rritjen...























