UASHINGTON, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump bëhet gjysh për herë të dhjetë.
Në fakt djali i tretë i presidentit, Eric Trump dhe bashkëshortja e tij Lara janë bërë me vajzë, të cilën e kanë quajtur Carolina Dorothy.
“Përgëzime”, ka shkruar në “Twitter” presidenti amerikan.
“Jam shumë krenar!”, vazhdon ai.
Eric dhe Lara kanë një fëmijë në moshën një vjeçare, Luke.
Nipat e tjetër të Trump janë pesë fëmijët e djalit të tij të parëë, Donald Junior dhe tre fëmijët e Ivanka Trump me Jared Kushner. /G.S/












