Ballina Aktualitet

PD: Bllokohen fondet për shërbime e investime në Shkodër

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Partia Demokratike, dega Shkodër, deklaroi sot se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër, duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime”.

“Pas protestave në qytetin e Shkodrës, Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj.  E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës, prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje, në qytetin tonë ka sjellë 0 investime, e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta”, thuhet në këtë deklaratë.

PD, dega Shkodër pretendon se “në mënyrë të drejtpërdrejtë po bllokohen shërbimet për qytetarët e Shkodrës.

“Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë”, vijon deklarata./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnija “Oriku” shpëton 36 shtetas afganë në detin Egje
Artikulli tjetërFoto/ Transformohet blloku i banimit në rrugën “Kel Kodheli”, njësia 7