Ballina SPORT

“Juventus”, Rugani drejt  “Arsenalit”

TIRANË, 7 gusht/ATSH/- Daniele Rugani është thuajse një lojtar i “Arsenalit”.  Qendërmbrojtësi, duket se ka arritur një marrëveshje me klubin lodinez, ndërsa tashmë po diskutohen dhe detajet e fundit të marrëveshjes mes “Juventusit” dhe “Arsenalit”.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, mësohet se Rugani është kërkuar edhe nga “Wolverhapton”, por futbollisti 25 vjeçar ka preferuar “Arsenalin”, edhe pse bardhezinjtë preferonin më shumë “Wolverhapton”, pasi këta të fundit ofronin 30 milionë euro cash, menjëherë, teksa “Arsenali” kërkon futbollistin në formë huazimi me detyrim blerje.

Sipas “Tuttosport”, skuadra kampione e Italisë është gati të pranojë këtë formulë kërkese, më kusht që çmimi i Ruganit të mos jetë më 30 milionë euro, por 40 milionë euro. “Arsenal” ka pranuar kërkesën e torinezëve dhe sipas të gjitha zërave, marrëveshja do të jetë dy vite huazim me të detyrim blerje 40 milionë euro, pas dy sezonesh, një formulë që pritet ti kënaq të dyja skuadrat.

“Tuttosport” shkruan se pasditen e sotme qendërmbrojtësi bardhezi mund të udhëtojë drejt Londërs për të firmosur kontratën e re, që do ta lidh për të paktën katër sezonet e ardhshme me “Topçinjtë e Londrës”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektet e reja të bashkisë Tiranë, Ruseti: Në vjeshtë çelet thirrja tjetër për kredi të butë, rritje të numrit të përfituesve
Artikulli tjetër“Tottenham” pranë transferimit të Coutinhos nga “Barcelona”