Ballina Flash

“Tottenham” pranë transferimit të Coutinhos nga “Barcelona”

TIRANË, 7 Gusht /ATSH/ -Barcelona dhe Tottenhami kanë nisur bisedimet intensive për transferimin e Coutinhos në klubin londinez para mbylljes së merkatos në hyrje për ekipet e Premier League-s (më 8 gusht skadon afati për blerjet e lojtarëve në Angli).

Mediet angleze kanë zbuluar disa shifra të këtij operacioni “blitz”. Barcelona, që synon huazimin e lojtarit me detyrim blerjen në fund të sezonit nga Tottenhami, vetëm për huazimin do të përfitonte 25 milionë euro.

Klubi katalan do të çlirohej edhe nga paga e futbollistit brazilian, që në këtë rast do të paguhej nga “Suprs”. Me 11 milionë euro në sezon (220 mijë euro në javë), Coutinho do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës angleze.

Coutinho do të ritakohej në Londër me trajnerin Mauricio Pochettino, me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Espanyolit në Spanjë. Braziliani do të kthehej në Premier League, në një ekip që nuk është rival direkt i Liverpoolit, ku shkëlqeu më parë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Juventus”, Rugani drejt  “Arsenalit”
Artikulli tjetër“Për një qytet më të pastër”, qytetarë të shumtë i përgjigjen apelit të kryebashkiakut Llatja