“Për një qytet më të pastër”, qytetarë të shumtë i përgjigjen apelit të kryebashkiakut Llatja

TIRANË, 7 Gusht /ATSH/ -Qyteti i Elbasanit është zgjuar mëngjesin e sotëm më i pastër.

Kryetari i ri i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja organizoi një aksion pastrimi të qytetit nën moton “Për një qytet më të pastër”, ku së bashku me deputetët e qytetit të Elbasanit, punonjësit e pastrimit të qytetit morën pjesë edhe shumë qytetarë.

“Puna e Kryetarit të ri të Bashkisë Gledian Llatja filloi në orën 06.00 të mëngjesit së bashku me punonjësit e pastrimit të qytetit. “Elbasani i bukur Elbasan” bëhet edhe më i bukur kur pastrohet çdo ditë. Mirënjohje edhe deputetëve Evisit, Benit, Lencit që u bënë pjesë e punës për pastrimin e qytetit”, u shpreh Kryetari i grupit parlamnetar të PS-së Taulant Balla, lidhur me këtë nismë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja lajmëroi dje një aksion pastrimi për të sensibilizuar qytetarët për një qytet më të pastër.

Llatja theksoi se nisma “Për një qytet më të pastër” do të përfshijë të gjitha lagjet dhe njësitë administrative ndërkohë që pastrimi nis që në orët e para të mëngjesit.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.