Ballina Aktualitet

Bashkia e Shkodrës, Borchardt takim me Voltana Ademin

TIRANË, 6 Gusht /ATSH/ – Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Boschard ka zhvilluar sot një takim me Voltana Ademin e cila ka drejtuar Bashkinë Shkodër për 4 vite, por pas zgjedhjeve të 30 qershori deklaroi se nuk do ta lirojë zyrën.

Takimi i ambasadorit të OSBE-së me Voltana Ademin ka zgjatur rreth dy orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në një prononcim për mediet, Boschard, ka deklaruar se “ishte një takim i gjatë prej 2 orësh ku diskutuam për shumë gjëra”.

I pyetur nga gazetarët nëse është folur rreth zgjedhjeve të 30 qershorit dhe se çfarë mund të ndodhë, ambasadori Borchardt është shprehur shkurtimisht: “Sigurisht”.

Ndërsa Ademi pas takimit ka theksuar se, “gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit”.

“Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike”, thekson Ademi.

Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodrës për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshime në ligj, Zv/ministrja Voda për ATSH: Shtetësia shqiptare fitohet edhe nëpërmjet origjinës mbi bazë shtetësie
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Vetingu po ndryshon sistemin e drejtësisë, të gjithë të barabartë përpara ligjit