Ballina Flash

Policia e Shtetit: 99 të proceduar në 24 orët e fundit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 19 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë. Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, 2 në Durrës dhe 1 në Fier.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 në qarkun Shkodër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Berat, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Vlorë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Vlorë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë–padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 7 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 7 raste të “Pushtim toke”, 6 në Shkodër dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 12 raste aksidentesh, me 24 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Dibër. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Gjermania arrin rekordin absolut prej 42,6 gradë Celsius
Artikulli tjetërBRUKSEL – Greqia renditet e para për investime të marra nga Plani Juncker