Ballina Bota

SPANJË – Vështirësohet rizgjedhja e Sanchez në krye të qeverisë

MADRID, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri në ikje, Pedro Sanchez do të kalojë sot votimin e parë para deputetëve për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë, por shanset për t’ia dalë mbanë duket se po zbehen, pas shkëmbimeve me tone kritike me aleatët e tij potencialë.

Pjesa e parë e debatit për emërimin, një ditë më parë, ndryshoi drejtim me shkëmbimin e kritikave dhe kërcënimeve mes liderit socialist 47 vjeç dhe Pablo Iglesias, lideri i së majtës radikale Unidas Podemos, për të cilin ai ka vërtetë nevojë.

Me vetëm 123 nga 350 deputetë, Partia Socialiste spanjolle (PSOE) duhet të marrë mbështetjen e 42 deputetëve të së majtës radikale, atë të partive rajonale, përfshirë indipendentistët katalanas./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson lideri i ri i konservatorëve: Dalim nga BE më 31 tetor
Artikulli tjetërSHBA – Web-et e rreme shesin Libra përpara hedhjes në treg nga FB