TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa rregulla kryesore për një not të sigurt për të gjithë pushuesit që zgjedhin detin për pushimet e tyre verore.
“Asnjëherë mos notoni vetëm. Kurrë mos notoni pas konsumit të alkoolit. Gjithmonë notoni në vende të njohura dhe të sigurta të notit – mundësisht me patrullat e mbrojtjes së jetës dhe pajisje të tjera të sigurisë të pranishëm”, rekomandojnë ekspertët.
Siguria në ujë është vendimtare për këdo që zgjedh detin për të kaluar pushimet.
Duke qenë në dijeni të rreziqeve duhet siguruar që të ndiqen rregullat e sigurisë në ujë, për të ulur rrezikun e mbytjes. Këto rregulla vlejnë edhe për larje në pishina apo liqene.




















