Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/07/2019

LONDËR – Shpallet zëvendësuesi i Theresa May në krye të Partisë Konservatore dhe të qeverisë britanike.

MADRID – Deputetët votojnë socialistin Pedro Sanchez në krye të qeverisë.

FRANKFURT – BQE-ja publikon studimin tremujor për ndarjen e kredisë bankare në zonën euro.

PARIS – Takim mes Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen, presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian.

UASHINGTON – FMN-ja prezanton parashikimet e saj për rritjen ekonomike botërore.

UASHINGTON – Fjalim i kryeministrit pakistanez.

BUENOS AIRES – Mbledhje e Grupit të Limas për krizën në Venezuelë.

HAVANA – Vizitë e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 23 korrik 2019
Artikulli tjetërSHBA – Kolosët e hi-tech takim në Shtëpinë e Bardhë për Huawein