TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Dita sot do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare dhe në orët e mesditës vranësirat do të jenë më të theksuara në relievet malore.
Reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave në ekstremin Verior dhe përgjatë relievit malor në Juglindje të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim Veriperëndim-Perëndim 1-8 m/sek, në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/36 | Diell |
| Kukës | 20/34 | Diell re |
| Lezhë | 20/36 | Diell |
| Dibër | 18/32 | Diell re |
| Durrës | 22/35 | Diell |
| Tiranë | 22/36 | Diell |
| Elbasan | 22/37 | Diell |
| Berat | 18/37 | Diell |
| Vlorë | 21/33 | Diell |
| Korçë | 18/31 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/37 | Diell re |
| Sarandë | 20/35 | Diell |
/e.malaj/






















