Ballina Bota

SPANJË – Sanchez premton uljen e borxhit publik në 2019

MADRID, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri në ikje, Pedro Sanchez premtoi sot uljen e borxhit publik më shumë sesa norma e parashikuar në 2019, gjatë debatit në Kongres, në përfundim të së cilit ai shpreson të rikonsolidohet në qeverisje.

‘’Ne kemi si objektiv për të përmirësuar situatën e financave publike dhe të pozicionojë borxhin publik në kuotën e 95,8% të PBB-së këtë vit, kundrejt  96,1% planifikuar më parë’’, deklaroi lideri socialist gjatë prezantimit të programit të qeverisë.

Ky angazhim mund të perceptohet si një sinjal në drejtim të tregjeve, ndërsa qeveria e koalicionit që ai shpreson të formojë me të majtën radikale Podemos kërkon të ndjekë një politikë buxhetore të rreptë.//v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Tiranë-Ndroq-Plepa, vazhdon puna për riparimin e shtresave të asfaltit
Artikulli tjetërSadushi: Reforma në drejtësi, ndryshon rrënjësisht sistemin e drejtësisë