TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime në pasdite.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në zonat malore dhe kodrinore.
Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek. Në bregdet valëzimi pritet të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/33 | diell re |
| Kukës | 15/30 | diell shi i izoluar |
| Lezhë | 17/33 | diell re |
| Dibër | 14/28 | diell shi i izoluar |
| Durrës | 19/30 | diell re |
| Tiranë | 18/33 | diell re |
| Elbasan | 18/33 | diell shi i izoluar |
| Berat | 15/32 | diell re |
| Vlorë | 16/30 | diell re |
| Korcë | 15/27 | diell re shi i izoluar |
| Gjirokastër | 18/32 | diell re shi i izoluar |
| Sarandë | 18/30 | diell re |
/e.malaj/






















