Ballina Flash

Presidentja e KE: Mbështes plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ – Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbështet plotësisht propozimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në mesazhin e parë pas marrjes së postit, Presidentja e KE është shprehur se riafirmon perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe sheh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin.

“Unë dëshiroj të riafirmoj perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta”, thekson ajo.

“Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshëm. (2019-2024).

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeseli takon kongresmenin Engel: Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës
Artikulli tjetërDe Ligt mbërrin në Torino, Ajax merr 75 milionë euro