Ballina Bota

BRUKSEL – PE voton kreun e Komisionit Europian

BRUKSEL, 16 korrik /ATSH-AA/ – Parlamenti Europian do të votojë sot për ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen si presidente e ardhshme e Komisionit Europian.

Nëse zgjidhet, Ursula von der Leyen do të jetë gruaja e parë në postin e kreut të Komisionit Evropian.

Për t’u bërë presidente e KE-së, ajo duhet të sigurojë mbështetjen e shumicës absolute të deputetëve në PE (të paktën 374 vota). Votimi do të jetë i fshehtë.

Nëse ministrja gjermane Leyen nuk fiton shumicën, Këshilli Europian do të dalë me një kandidat të ri brenda një muaji./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Samsung prodhon syza që përmirësojnë realitetin
Artikulli tjetërRritet cilësia e shërbimit për drejtuesit e automjeteve