Ballina Bota

SHBA – Trump pret emirin e Katarit

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë emirin e Katarit, Tamin bin Hamad al Thani pas një darke në nderim të tij të ofruar nga ministri amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin.

Sipas disa mediave amerikane, emiri mund të shërbejë si një urë lidhëse me Iranin, me të cilin ka marrëdhënie të mira, për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit për çështjen bërthamore.

Në fakt për shkak të marrëdhënieve të saj me Teheranin, Doha u izolua në rajonin e Gjirit nga ana e monarkive suite , që në verën e vitit 2017 kishin thyer marrëdhëniet diplomatike dhe kishin vendosur një bllokadë tokësore dhe ajrore ndaj Katarit.

Përveç vizitës në Shtëpinë e Barhdë, Al Thani ka në axhendë takime në Pentagon, me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo si dhe me komisionet e Forcave të Armatosura dhe Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë në Shqipëri, forumi i sistemit të njohurive dhe inovacionit në bujqësi
Artikulli tjetërBarbie e re, një kukull me ngjyrë dhe në karrige me rrota