Ballina Bota

IRAN – Teherani: Do të vazhdojmë me pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Duke filluar nga nesër Teherani pohon se është gati të kalojë limitin për pasurimin e uraniumit të vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Këtë njoftim e ka dhënë Ali Akbar Velayati, këshilltar i gudiës supreme të Iranit Ali Khamenei.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Velayati shtoi se qoftë SHBA-ja qoftë BE-ja po shkelin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë marrëveshjen bërthamore dhe se Irani do të fillojë të pasurojë uraniumin deri në 5%, përtej limitit të 3,67% të vendosur nga marrëveshja. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlazhet e Fierit, oferta turistike e Adriatikut
Artikulli tjetërBalla: Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore